Lajme

“Koeficient i marrëzisë”

02/01/2023 11:06
nga:N M

Përfaqësues i shoqatave sindikale të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka kundërshtuar ashpër koeficientin 105 euro të vendosur nga Qeveria e Kosovës për Ligjin e Pagave, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruan në faqen e tij në Facebook se sipas tij ,Qeveria e arrogancës, veç arrogancë di të prodhoj.

“E tillë është edhe vlera e koeficientit. Ndoshta edhe vlerën e koeficientit e kanë llogaritur me pagën qe meritojnë ministrat dhe kabinetet, por jo edhe me profesionalizmin e sektorit publik dhe inflacionin qe e ka goditur vendin”, ka thënë ai.

Ai e ka quajtur koeficient të marrëzisë prej 105 euro.

“Është i papranueshëm dhe veç marrëzi do të prodhoj”, ka thënë ai.

Murati: Me ligjin e ri paga mesatare bruto do të jetë 730 euro për këtë vit