Lajme

Hasanpapaj për deklaratën e Hovenier: Mesazh i qartë, përmbajtësor dhe shpresëdhënës

01/31/2023 21:03
nga:Astrit Gashi

Si mesazh i qartë, përmbajtësor e shpresdhënës është cilësuar deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier nga ana e juristit, Bardhyl Hasanpapaj.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini për të diskutuar rreth takimit të mbajtur të marten, organizuar nga ambasada e SHBA-së në Kosovë lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Hasanpapaj ka thënë se deklarata e Hovenier e cila thoshte se SHBA-të nuk e përkrahin asnjë marrëveshje që nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ishte një mesazh që ofron garanci për Kosovën dhe popullin e saj.

“Mesazhi ishte goxha i qartë, kogja përmbajtësor i ambasadorit amerikn dhe ishte goxha shpredhënës. Ishte një mesazh që ofron garanci për Kosovën, për elitën politike dhe qytetarët e Kosovës, për këtë inciativë që ata e kanë marrë tashmë dhe duket që e kanë seriozisht por edhe po investojnë kohë, mund e energji për të bërë edhe punën e Asociacionit, për të komunikuar edhe me qytetarët për natyrën e tij por edhe njëkohësisht duke dal dhe komunikuar me popullin e Kosovës se Asociacioni nuk është diçka që duhet të kemi frikë”, ka deklaruar Hasanpapaj.

Krahas kësaj, çështja e Asociacionit, sipas Hasanpapaj, ka mbetur peng për të vazhduar drejt marrëveshjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.