Lajme

Abelard Tahiri ka reaguar pas emërimit të Rilind Gërvallës në krye të RTK-së: Nuk u zgjodh një profesionist por u emërua një militant politik nga radhët LVV-së

01/31/2023 16:34
nga:Astrit Gashi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas emërimit të Rilind Gërvallës në pozitën e drejtorit të kanalit shqip të RTK-së, duke theksuar se “në krye të RTK-së, nuk u zgjodh një profesionist por u emërua një militant politik nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“As kërkesat shoqërore për transparencë e meritokraci dhe as thirrjet e asociacioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile për mos politizim të transmetuesit publik, nuk e ndalën hovin e projektit të kapjes së RTK-së nga Qeveria e Albin Kurtit. Kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave”, ka shkruar Tahiri në Facebook.