Lajme

Derisa takimi po mbahet në ambasadën amerikane, deputeti i PDK-së: Zajednica nuk kalon

01/31/2023 10:54
nga:N M

Përderisa në ambasadën amerikane po mbahet takimi për të diskutuar për Aasociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ku pjesë po marrin qeveria, partitë politike, shoqëria civile, është deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, i cili thotë se Zajednica nuk do të kaloj, raporton Gazeta Blic.

Ai ka kritikuar Albin Kurtin duke thënë së se harrua kauzën për bashkim kombëtar, përderisa sipas tij, Kurti po punon për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Reagimi i plotë:

Është mashtrim i madh me harru kauzën e bashkimit kombëtar, e në anën tjetër me kriju “zajednicë”.
Kjo është qeveria e mashtrimit që përmes OJQ-ve prezanton “zajednicën” dhe punon shumë që t’i vë jugonistalgjiket kundër Amerikës.
Zajednica nuk kalon!