Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, ka refuzuar një huazim te Interi deri në fund të edicionit.
Por ylli i pakënaqur do të konsiderojë largimin nga Old Trafford gjatë verës nëse nuk mund të kthehet në formacionin bazë të Ten Hag, përcjell GazetaBlic Sport.
Interi pritet të jetë një nga disa klubet e gatshëm për të nënshkruar me Maguire në sezonin e ardhshëm nëse ai vendos të largohet nga United.
Maguire ka filluar vetëm një ndeshje në Premier League në 2023.
/GazetaBlic Sport


