Lajme

Parashikimi i motit për sot

01/31/2023 07:03
nga:Y I

Sot pritet të mbaj mot i ftohtë dhe me reshje të dobëta bore njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Gjatë ditës pritet të ketë vransira.

Njoftimi i plotë:

31.01 – Vransira të ndryshueshme. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale të dobëta bore.

1.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës.

2.02 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite më vonë priten të reshura shiu, që deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.

3.02 – Ftohtë e me vransira të ndryshueshme. Herë herë me reshje lokale të dobëta bore.

Temperaturat maksimale gradualisht shënojnë rritje deri nga mesi i javës, në 6C e 7C, më pas në rënie, deri në 1C të premten. Ndërkaq ato minimale luhaten ndërmjet -1 e -5C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-10m/s, me hove edhe deri në 14m/s ditën e martë. Ditën e mërkurë dhe enjte me kahje nga perëndimi e jugperëndimi.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, por herë herë me tendencë të rritjes edhe në vlera më të larta.