Lajme

Vidhet një traktor në Podujevë

01/30/2023 14:26
nga:N M

Një person është ankuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur traktorin në fshatin Sfeqël të Podujevës, të dielën rreth orës 14.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur traktorin”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti shkon nën hetime.

“Nëse themelohet Asociacioni, kërkesa e radhës do të jetë Republika Serbe”