Sporti

Rezultate të tmerrshme, Milani as që po mendon shkarkimin e Piolit

01/30/2023 10:29
nga:Lorik J

Milani konfirmoi se trajneri Stefano Pioli do ta drejtojë ekipin, pavarësisht kolapsit me Sassuolo.

Siç shkruan La Gazzetta dello Sport, pas ndeshjes nuk ka ardhur asnjë thirrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në San Siro, CEO Giorgio Furlani, drejtori Paolo Maldini dhe drejtori sportiv Massara janë takuar dhe ata trajtuan temën e krizës, të cilës më vonë iu bashkua edhe trajneri.

Trajneri i Scudettos  është i palëvizshëm dhe sigurisht nuk e ka humbur mbështetjen e klubit.

Dje Maldini, Furlani dhe Massara ia kanë përsëritur njëri-tjetrit edhe privatisht.

/GazetaBlic Sport