Sazan Ibrahimi Drejtor Ekzekutiv i Asoacionit të Komunave të Kosovës është i ftuari i radhës në Blic InterView me Astrit Gashin, i cili ka folur rreth funksionimit, përbërjes, kompetencave që ka Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe dallimet bazuar në një draft Statut që është publikuar në media, të Bashkisë së Komunave me Shumicë Serbe, kurdo që themelohet ai, raporton Gazeta Blic.
Ibrahimi thotë se e ka lexuar draft statutin e publikuar nga FES e ku thotë se, neni 5 është goxha problematik meqë sipas tij aty shihet se Bashkësia e Komunave Serbe do të ketë kompetenca ekzekutive.
Sipas tij as Kushtetuta e Kosovës e as ligji për vetëqeverisje lokale nuk pranon një nivel të tretë të pushtetit siç është Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe.
Asociacioni aktual i Kosovës sipas tij është thjesht një Organizatë Joqeveritare, pa asnjë kompetencë ekzekutive.
Ibrahimi ka thënë se nuk është dashur që qeveritë e kaluar por as kjo aktualja që të lejojnë “dikë nga jashtë” të draftoj Statute për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, pro që sipas tij këtë është dashur ta bëjë qeveria e Kosovës.
Pse sipas Ibrahimit duhen ndryshime kushtetuese në rast se themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe?
Pse sipas drejtorit të AAK-së neni i pestë i draft-statutit për Asociacionin i jep atij kompetenca ekzekutive?
Në cilin vit, sipas Ibrahimit, u tentua të themelohet Unioni i Komunave me shumicë serbe?
Çka thotë Sazan Ibrahimi për Hekuran Muratin, për tatimin në pronë dhe fondin e Qeverisë për Komunat e prekura nga vërshimet?
Për këto dhe tema të tjera ndiqeni sonte BlicInterview me fillim në ora 21:00 në RTV Dukagjini dhe GazetaBlic.


