Lajme

Vërshimet në Skenderajt, komuna punon edhe në vikend për paraqitjen e kërkesave për kompensim

01/27/2023 18:05
nga:Y I

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se do të punojë edhe gjatë vikendit në mënyrë që qytetarët e dëmtuar nga vërshimet, të mund t’i parashtrojnë kërkesat e tyre për kompensim.

Afati për parashtrimin e kërkesave do të jetë i hapur deri në fund të muajit janar thuhet në njoftimin e komunës raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë, sa i përket parashtrimit të kërkesave në lidhje me vlerësimin dhe kompenzimin e dëmeve nga vërshimet e fundit që ka pasur Komuna e Skenderajt, ju njoftojmë se afati për parashtrimin e kërkesave për vlerësim dhe kompenzim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet është hapur nga data 23.01.2023 e vlen deri me 31.01.2023.

Duke pas parasysh numrin e madh të kërkesave dhe për t’u dhënë kohën të gjitha familjeve të prekura që të përfundojnë këtë procedurë, kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka marrë vendim që edhe gjatë fundjavës, përkatësisht të shtunave dhe të dielave, të punohet me orar të zgjatur nga ora 8:00 deri në ora 19:00, me qëllim që qytetarët të kenë mundësi të parashtrojnë kërkesat e tyre.

Skenderaj ?