Manchester City dhe Arsenali do të përballen sonte në FA Cup.
Dy skuadrat pretendente për titullin kampion në këtë edicion të Premier League, do të ndeshen sonte në ‘Etihad Stadium’, me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Pep Guardiolës mposhti Chelsean 4-0 në raundin e tretë për të siguruar një përballje me Topçinjtë në këtë raund të FA Cup, të cilët mposhtën Oxford United 3-0 në stadiumin Kassam.
Këto pritet të jenë formacionet e mundshme:
Manchester City: Ortega; Walker, Dias, Akanji, Ake; Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Haaland, Alvarez
Arsenal: Turner; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah
/GazetaBlic Sport/


