Sporti

“Jam i zhgënjyer që nuk mund të bënim më shumë së bashku”, Lampard me postim emocionues pas shkarkimit nga Everton

01/26/2023 22:05
nga:Lorik J

Frank Lampard ka thyer heshtjen e tij në Instagram pasi u shkarkua nga Everton në fillim të kësaj jave.

Legjenda e Chelseat u shkarkua të hënën pas humbjes 2-0 ndaj West Ham – e cila ishte humbja e 11’të e ekipit këtë edicion, përcjell GazetaBlic Sport.

Sonte mbrëma, Lampard u shfaq në mediat sociale në të cilat pranoi se ishte ‘i zhgënjyer’ që nuk mund të arrinte më shumë në Goodison Park.

“Faleminderit të gjithëve që luajtën rolin e tyre teksa i gjithë klubi u mblodh. Nuk do ta harroj kurrë natën e pabesueshme kundër Palace. “Dua të falënderoj të gjithë tifozët për mirëpritjen për mua, stafin dhe familjes time. Është me të vërtetë një klub i veçantë me një zemër të madhe dhe një histori të jashtëzakonshme. Jam i zhgënjyer që nuk mundëm të arrijmë më shumë së bashku dhe u uroj të gjithë lojtarëve dhe të gjithëve në Everton FC më të mirën për të ardhmen”, tha Lampard.

/GazetaBlic Sport