Ministria e Punëve të Brendshme është furnizuar me material për lëshimin e pasaportave dhe letërnjoftimeve.
Këtë e konfirmoi zëdhënësja e kësaj ministrie, Nora Fetoshi.
Fetoshi tha se përparësi për pajisje me pasaporta dhe letërnjoftime, pos rasteve me urgjencë, do të kenë qytetarët që kanë aplikuar që nga muaji shtator.
Mungesa e materialit për pasaporta, letërnjoftime e patentë-shoferë, ka qenë problem tash e disa muaj.


