Lajme

47 aksidente gjatë 24 orëve të fundit

01/25/2023 10:55
nga:Astrit Gashi

47 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin njëzetekatër orësh.

Fatmirësisht nuk ka asnjë aksident që ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq janë 16 aksidente me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.

Për shkak të mos respektimit të rregullave të komunikacionit, Policia gjatë ditës së fundit ka shqiptuar 1 mijë e 776 gjoba.