Lajme

Dyshohet për vetëvrasje në Kamenicë

01/25/2023 10:42
nga:Astrit Gashi

Një person në Kamenicë është gjetur pa shenja jete.

Policia, e ka cilësuar si vetëvrasje pasi në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

VDEKJE E DYSHIMTË&VETËVRASJE

Kamenicë 24.01.2023 15:00-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.