Lajme

Dalin pamjet e reja nga vendi ku është djegur vetura e të dyshuarve për vrasjen e Nusret Cenës

01/24/2023 14:58
nga:Gazeta Blic

Mbrëmë rreth orës 23:50 minuta ka mbetur i vrarë 48 vjeçari nga Kaçaniku, Nusret Cena.

Cena është gjetur i vrarë në magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë pamje nga vendi ku është djegur vetura e të dyshuarve për vrasjen e Nusret Cenës.

Në këto pamje mund të shihen disa pjesë të veturës që kanë mbetur aty.