Sporti

Zbulohen detaje të reja, Tapalovic spiunonte bisedat e stafit teknik te lojtarët

01/24/2023 14:41
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich e ka larguar trajnerin e portierëve, Toni Tapalovic.

Siç saktësohet nga Bild, dy arsye ndikuan në shkarkimin e trajnerit. E para është një mosmarrëveshje me timonierin Julian Nagelsmann. E dyta është vëmendja e shtuar e trajnerit ndaj dy portierëve kryesorë të klubit Manuel Neuer dhe Sven Ulreich. Madje, Tapalovic, siç shkruan gazeta, ka injoruar portierët më të rinj.

Mirëpo, raportohet poashtu se kriza mes Tapalovic dhe Bayern nisi në momentin kur trajneri Julian Nagelsmann zbuloi se trajneri i portierëve spiunonte te pjesa tjetër e lojtarëve atë që diskutohej në mbledhjen e stafit teknik.

Tapalovic duke pasur një marrëdhënie të ngushtë me Neuer por edhe me pjesën tjetër “veteranëve” të Bayern Munich, “spiunonte” atë që flitej në mbledhjet e trajnerit Nagelsmann. Një gjest që tekniku 42-vjeçar nuk ia fali kurrë, derisa në fund edhe drejtuesit më të lartë të bavarezëve u vendosën në krah të trajnerit duke e shkarkuar Tapalovic.

/GazetaBlic Sport/