Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas rritjes së faturës së tatimit në pronë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Hoti ka shkruar se 85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.
Ai, ka thënë se rivlerësimi duhet të bëhet, por se kjo duhet bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend.
Postimi i tij i plotë:
Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?!
85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.
Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët.


