Christian Pulisic ka gjithnjë e më pak minuta me Chelsean dhe gjithçka tregon se ai do të largohet në afatin kalimtar të ardhshëm, por destinacioni i tij është i pasigurt, pasi gjithnjë e më shumë po rriten ofertat në drejtim të tij.
Këtë të hënë u zbulua, sipas burimeve pranë amerikanit, se bordi i AC Milan ka nisur tashmë negociatat për të marrë shërbimet e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas raportimeve të mediave në Britaninë e Madhe, menaxheri i Chelseat, Graham Potter nuk është më i interesuar t’i japë Pulisic një rol titullari, ndaj bordi i Bluve tashmë është i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin amerikan. Një tjetër arsye për të menduar për largimin e amerikanit është ardhja e përforcimeve Mudryk dhe Joao Felix.
Kjo nuk është hera e parë që flitet për një largim të tij nga Chelsea, skuadër kjo që ndodhet në një nga momentet më të këqija të viteve të fundit në Premier League.
Sipas raportimeve të ndryshme të shtypit, nëse Pulisic dëshiron të qëndrojë në Premier League, skuadra si Manchester United, Arsenal dhe Newcastle kanë qenë gjithashtu të interesuara për ish-sulmuesin e Borussia Dortmund në javët e fundit.
/GazetaBlic Sport/


