Sporti

Zaniolo pranon kalimin tek skuadra e Milanit, sot takimi vendimtar

01/24/2023 10:30
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Milanit është shumë e interesuar për shërbimet e futbollistit italian, Zaniolo.

Mediat italiane raportojnë se Maldini e Massara kanë kontaktuar me agjentin e Zaniolos, për të diskutuar mbi mundësinë e veshjes së tij kuqezi që në merkaton e janarit, përcjell GazetaBlic Sport.

Raportohet se edhe futbollisti në fjalë është shumë i interesuar për një kalim të mundshëm në ‘San Siro’, madje ka dhënë ‘dritën jeshile’ tek agjentët.

Milani është gati ta marrë në huazim për 3 milionë euro dhe të ruajë të drejtën e blerjes për 25 milionë euro në fund të sezonit, në rast të kualifikimit në zonën Champions.

Megjithatë, kjo gjë nuk i përmbushë kërkesat e skuadrës së Romës, që tashmë kërkon 40 milionë euro.

Gjatë ditës së sotme, me rastin e transfertës kryeqytetase ndaj Lazios, drejtuesit e Milanit pritet të takohen me ata të Romës, për të hedhur bazat e një transferimi të Zaniolos në kryeqendrën ekonomike të Italisë.

/GazetaBlic Sport/