Federata e Futbollit të Zvicrës e ka shpallur Granit Xhakën si lojtarin më të mirë të vitit 2022.
Xhaka vitin e kaluar kishte kapur shifrën e 100 paraqitjeve me kombëtaren zvicerane, duke u bërë kështu një nga lojtarët e paktë që ka këtë shifër, shkruan GazetaBlicSport.
Ai poashtu ka pasur një vit fantastik me Arsenalin në edicionin e ri, ku është lider i Premierligës.
Federata e Futbollit të Zvicrës e ka shpallur sot atë si lojtarin zviceran më të mirë të vitit 2022.
Një arritje e madhe për futbollistin shqiptar, pa asnjë dyshim.
/GazetaBlic Sport


