Lajme

Sulmi në Mitrovicë, policia e arreston një të dyshuar

01/23/2023 19:09
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të hënën një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

Arrestimi i të dyshuarit 22 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’ që ka ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.