Lajme

Qerkini i zhgënjyer me deputetët: S’kemi rrymë në zyre, po vonohet Projektligji i ri për Persona të Zhdukur

01/23/2023 11:12
nga:N M

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini, ka adresuar një varg kritikash ndaj Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Arsyeja e kritikave ishte mungesa e implementimit të Projektligjit të ri për Persona të Zhdukur, për të cilin tha se është punuar nga ish-kryeministri Ramush Hararinaj.

Qerkini tha se shumë gjera që janë premtuar nga ky Komision nuk u janë realizuar. Ai foli edhe për mungesën e rrymës në zyrat e kësaj shoqate.

“Qendra Burimore e ka atë drejtim që t’i bashkojë të gjithë ata që kanë dhimtë nga pasojat e luftës në Kosovë. Qendra burimore ka pasur takime me familjarë, me ambasada, edhe ju keni qenë pjesë e takimeve. Komisioni qeveritar ka marrë pjesë, shumë gjëra na keni premtuar dhe nuk na keni realizuar. Pse nuk po dini ju ta sillni projektligjin që sa vjet”, tha ai.

“Qe tre muaj jemi duke mundu me vendos rrymën ne zyrën e ndarë nga Përparim Rama, që tre muaj nuk kanë ardhë më rregullu rrymën”, tha ai.

Ai bëri të ditur se muajin e ardhshëm në Lagjen e Boshnjakve në Mitrovicë do të mbahet një takim në mesë komunitete serbe dhe shqiptarë.

“Muajin e ardhshëm do të këtë një takim në lagjen e boshnjakëve ku do të takohen shqiptaret dhe serbët dhe do të kërkojmë nga prokuroria pse nuk është duke i kryer punët e veta, po na pengojnë serbët më shku në veri. Do t’ju shkojmë rendë zyrave për procesin e personave të pagjetur. Kryesorja është që të mbështetemi nga shteti” tha ai.

Deputetja e VV-së, Labinote Demi-Murtezi, tha se ka marrë zotime nga udhëheqësi i Komisionit Qeveritar, Andin Hoti, se hartimi i draftligjit është në proces e sipër.

“Qeveria tash ka edhe Komisioni që udhëhiqet nga Andin Hoti. Ne kemi pasur në këtë Komision edhe Andin Hotin dhe ai ka thënë se është në proces të hartimit draftligjit dhe në të do të përfshihen edhe kërkesat e shoqatës. Ju jeni dhembja që e bashkëndjejmë në vazhdimësi” tha ajo.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se deri më tani si komision nuk kanë kanë pranuar ndonjë nismë për ligjin e ri për personat e pa gjetur.

“Ligj të ri nuk na ka sjellë Qeveria, një ligj është në fuqi ende dhe mendoj që është mirë që ta bëni një listë se si duhet ti qasemi ligjit të ri. Në si komision nuk kemi ndonjë dokument që shteti ka nis punën për një të tillë” tha ajo.

Emisari britanik: Formimi i Asociacionit është element thelbësor, duhet të adresohet