Sporti

U pensionua nga futbolli pas shumë viteve, Shabani: Malmo ishte interesuar për mua, mosha më prishi punë

01/22/2023 23:11
nga:Lorik J

Xhevdet Shabani ka zbuluar se skuadra e Malmos ishte interesuar për të pas ndeshjes që ai kishte luajtur ndaj tyre me ekipin e Dritës në kualifikime për gara evropiane.

Shabani është pensionuar nga futbolli si dy herë fitues i Superligës së Kosovës me Dritën, fitues i Superkupës së Kosovës dhe golashënuesi më i mirë në garat ndërkombëtare. Ai ka vendosur të vazhdojë jetën jashtë shtetit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai zbuloi se kishte kontakte me Malmon, por mosha i prishi punë.

“Pas ndeshjes me Malmon, presidenti ynë ka kontaktuar me drejtuesit e tyre. Ka pasur interesim nga Malmo, por mosha ka prish punë”, tha Shabani për Sports Show.

/GazetaBlic Sport