Lajme

Kurti shkon në Drenicë, ndalet në Llaushë

01/22/2023 11:51
nga:Gazeta Blic

Kryeministti i vendit, Albin Kurti ka shkuar më në fund në Drenicë, pas vërshimeve që shkaktuan dëme të shumta.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat z.Armend Mehaj dhe z.Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave.

Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para.