Juventus ka marrë goditje të rëndë nga Serie A në mes të kampionatit italian pasi “Zonja e Vjetër” u dënua dje me -15 pikë pas falsifikimeve financiare nga klubi nga Torino.
Para ndeshjes ndaj Atalantas që luhet të dielën në konferencë për shtyp u paraqit trajneri, Allegri i cili tha se skuadra e tij duhet të vazhdojë të luftojë në të gjitha kompeticionet, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kam mësuar se të gjitha situatat duhet të shndërrohen në mundësi. Ne kemi Europa League, kemi Kupën e Italisë dhe kemi 60 pikë në ligë për të cilat duhet të luftojmë“, tha ai.
? Allegri: "I have learned that all situations must be transformed into opportunities. We have the Europa League, we have the Coppa Italia and we have 60 league points to play for."#JuveAtalanta
— JuventusFC (@juventusfcen) January 21, 2023


