Lajme

Emisarët ndërkombëtarë nisën drejt Beogradit

01/20/2023 13:09
nga:Y I

Pesë emisarët ndërkombëtar të cilët arritën në Kosovë rreth orës 09:30 me një aeroplan të qeverisë gjermane, menjëherë pasi e përfunduan takimin me kryeministrin Albin Kurti, janë nisur drejt Beogradit.

Emisarët qëndruan në Prishtinë me qëllim të intensifikimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit me Kurtin ata sot pasdite do të takohen edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak tha se me Kurtin diskutuan propozimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Përfundon takimi mbi dy orë në zyrën e Kurtit, emisarët ndërkombëtarë thonë se nuk ishte takim i lehtë