Sporti

Guardiola: Ky nuk është ekipi im, dua të kthehen tifozët dhe dëshira e lojtarëve, momentalisht Arsenali na shkatërron!

01/20/2023 09:05
nga:Lorik J

Vetëm Pep Guardiola mund të vërë në dyshim dëshirën e lojtarëve të tij të Manchester Cityt pasi e rikthyen rezultatin nga 2-0 për të fituar 4-2 ndaj Tottenhamit.

Mesa duket Arsenali do t’i “shkatërrojë” në garën për titull në Premier League nëse vazhdojnë të luajnë ashtu sikurse në pjesën e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne jemi shumë larg skuadrës që kishim në sezonet e mëparshme”, tha Guardiola.

“A mendoni se ky rikthim do të ndodhë çdo herë? Nuk do të ndodhë. Si ta kthej zjarrin? Është detyra ime, puna ime. Unë dua që tifozët e mi të kthehen. Nuk e njoh ekipin tim.”

“Dua një reagim për të gjithë klubin, të gjithë organizatën, lojtarët, stafin, të gjithë. Ne jemi një ekip i lumtur. Unë dua të mund Arsenalin, por nëse luajmë në atë mënyrë – Arsenali do të na shkatërrojë, do të na mundë.Dua të shoh ekipin tim”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport