Lajme

Konjufca e dënon tentim-atentatin ndaj liderëve të LDK-së e PDK-së

01/19/2023 14:18
nga:N M

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se e dënon tentim-atentatin ndaj politikanëve të LDK-së e PDK-së.

Konjufca tha se kërkon nga organet e rendit dhe drejtësisë që t’i hetojnë këto tentime dhe t’i kapin ata që dëshirojnë të bëjnë krime të tilla.

“I dënojmë kërcënimet dhe kërkoj nga organet e rendit dhe drejtësisë t’i hetojnë këto dhe t’i kapin ata të cilët tentojnë të bëjnë krime të tilla”, tha Konjufca.

Abdixhiku konfirmon tentimin për atentat: Nuk ndihem i rrezikuar, organet e rendit po merren me rastin

U përmendën në tentimin për atentat, Krasniqi dhe Musliu po thonë se nuk ndjehen të frikësuar