Sporti

E sikletshme | Tenistin Zverev e glasiti një zog në mesin e Australian Open, ai mbeti i shokuar

01/19/2023 13:47
nga:Lorik J

Alexander Zverev mbeti pak i turpëruar gjatë ndeshjes së tij të raundit të dytë në Australian Open, kur një zog e glasiti në kokë në mes të ndeshjes.

Kjo ndodhi gjatë ballafaqimit të Zverevev me amerikanin Michael Mmoh, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërsa po bëhej gati për të shërbyer, Zverev u pa duke shtrënguar kokën dhe më pas duke i parë gishtat.

Më pas ai qeshi me vete ndërsa më pas mori rrugën drejt karriges së tij, ku edhe pastroi kokën.

Turma shpejt e kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe filloi të qeshte njëzëri ndërsa Zverev kapi një peshqir për të fshirë flokët.

/GazetaBlic Sport