Në ndeshjen e Kupës së Mbretit të Spanjës, Valencia fitoi bindshëm 0:4 ndaj Sporting Gijon dhe kaloi tutje me meritë. Megjithatë, arbitri Munuera Montero e pati natën e tij dhe bëri një gabim të pabesueshëm.
Trajneri i Sportingut, Miguel Angel Ramizer, dha udhëzime të caktuara në pjesën e parë dhe ndryshoi taktikën, prandaj disa lojtarë nuk dolën në kohë në fushë.
Fudaleri Otero, Zarfino dhe portieri Marino ishin ata që u vonuan dhe arbitri Montero nuk u kushtoi aspak rëndësi. Përpara se të rinis lojën ose pjesën e dytë, detyra e gjyqtarit është të numërojë të gjithë lojtarët në fushë.
Montero nuk e bëri këtë, ndaj pak sekonda më vonë, pas ndërhyrjes së një lojtari të Sportingut, iu desh të reagonte dhe të ndalonte lojën.
Sedzia Munuera Montero (bohater z Civitas) wlasnie rozpoczal drugo polowe meczu w CdR nie czekajac na komplet graczy ze Sportongu Gijon pic.twitter.com/pi9s6z8CXE
— Maciek Miko (@MacMiko69) January 18, 2023
Më mbresëlënëse ishte të shihje Diego Marino, portierin vendas, të shfaqur në fushë, duke tërhequr shpejt dorezat teksa vraponte drejt një porte boshe.
Arbitri Marino mori disa vendime të diskutueshme gjatë ndeshjes, por për fatin e tij nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
/GazetaBlic Sport


