Lajme

Lekaj-deputetëve: Ju lus që të bëhemi bashkë e ta votojmë Trustin

01/18/2023 20:58
nga:Astrit Gashi

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që nesër të votojnë pro projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Lekaj ka shkruar se me votimin e tij padyshim do të ndihmohet mirëqenia e tyre e cila tashmë është e rënduar nga rritja e të gjitha çmimeve.

Postimi i tij i plotë:

Nesër, votohet për Tërheqjen e Trustit

Të nderuar kolegë Deputet, nesër është ditë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, ku vota jonë “Për Trustin” , do të ju mundësojë atyre tërheqjen e 30% të mjeteve financiare që ju takojnë, ku padyshim do të ndihmohet mirëqenia e tyre e cila tashmë është e rënduar nga rritja e të gjitha çmimeve.

Qytetarët si asnjëherë më parë kanë nevojë për Trustin, prandaj ju lus që të bëhemi bashkë pa interesa politike e të votojmë në dobi dhe interesë të qytetarëve të Kosovës!