Sporti

Zyrtare: Bylbyl Sokoli është trajner i ri i Malishevës

01/18/2023 16:41
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Malishevës e ka zyrtarizuar Bylbyl Sokolin si trajner të ri.

Pas largimit të Sami Sermaxhajt, Sokoli do të jetë në krye të skuadrës për edicionin pranveror, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai do ta fillojë menjëherë punën në krye të Malishevës, duke kërkuar që të shpëtojë skuadrën nga largimi në Ligën e Parë.