Federate Sindikale e Punëtoreve të Sektorit Privat të Kosovës u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që nesër të votojnë PRO tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga trusti , raporton Gazeta Blic.
Në kërkesën e tyre janë përmendur gjendja e rënduar socio- ekonomike, inflacioni i lartë dhe varfëria e përcjell edhe nga vitet e kaluara, mos ngritja e pagave e të tjera.
“Për dy vite s`kemi rritje të pagës minimale, s`kemi marrëveshje kolektive, s`kemi gjykatë të punës”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e FSTP të Kosovës.
Kërkesa:



