Një 48-vjeçare është mbytur në lumin Shkumbin.
Familjarët kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e saj.
Trupi i saj u gjet sot në ujërat e lumit Shkumbin nga banorët e zonës.
Bëhet me dije se gruaja ka dalë mbrëmjen e djeshme për të hedhur mbeturinat.
Që nga ajo kohë ajo nuk ishte kthyer më në banesën e saj. Polumbarët kanë nisur punën për nxjerrjen e trupit.


