Lajme

Edhe një deputet i VV-së mendon ndryshe për Trustin

01/18/2023 14:02
nga:N M

Visar Korenica është një deputet tjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që po mendon ndryshe nga partia e tij nëse do të votoj PËR ose kudër lejimit për tërheqje të 30 për qind të parave nga Trusti, raporton Gazeta Blic.

Korenica i ka thënë Gazeta Blic se si do të votoj ai do të shihet gjatë seancës së nesërme të Kuvendit.

“Të enjten me votë e vendos arsyeshmërinë e kërkesës për Trust”, ka thënë shkurt ai për Gazeta Blic.

Ndryshe Visar Korenica ishte shkarkuar nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec për shkak të qëndrimit të tij kundër Kodit Civil të Kosovës.

Gazeta Blic më herët raporto për “formulën” e vetme për kalimin e Trustit!

Kuvendi i Kosovës nesër pritet të shqyrtojë nëse do të kaloj apo jo lejimin i tërheqjes së 30% të parave nga Trusti.

Por si mund të votohet një nismë e tillë?

Aktualisht tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (18 deputetë), Lidhja Demokratike e Kosovës (16 deputetë plus Doarsa Kica) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (8 deputetë) kanë 43 vota PËR pa llogaritur këtu një deputet të VV-së dhe deputeten Duda Balje.

Në rast se të gjithë deputetët e opozitës nesër marrin pjesë në seancë përfshirë këtu deputetin e lëvizjes vetëvendosje Fatmir Humollin dhe Duda Balje, atëherë numri i votave PRO Trustit shkon në 45.

Këtu nuk është llogaritur ndonjë deputet i partisë në pushtet ose Listës Guxo e të cilët gjatë rrugës mund të ndryshojnë qëndrim.
Duke marrë parasysh faktin se Projektligji për Trustin kalon me shumicën e thjeshtë të votave, dhe nëse “mobilizohet” e gjithë opozita, atëherë gjasat që të kaloj ky ligj janë shumë të mëdha.

Megjithatë, kjo do të mund të ndodhte vetëm nëse në seancën e Kuvendit nuk janë prezent më shumë se 88 deputetë.
Pra, “formula” e vetme për votimin e këtij ligji është “mos mobilizimi” i Vetëvendosjes, ku numri i deputetëve prezent nuk duhet të jetë mbi 89 deputetë.

I vetmi deputet i partisë në pushtet që ka dal hapur PRO votimit të Trusti është Fatmir Humolli, por që ka edhe disa deputet të tjerë të VV që kanë deklaruar se do të shihet mënyra e votimit të tyre në momentin kur Trusti diskutohet në Kuvend.

Qëndrim të njëjtë pothuajse kanë edhe disa deputetë të Listës Guxo si Burim Meta e Jeta Statovci.

Iniciuesi i kësaj nisme për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti Adnan Jashari u ka bërë thirrje deputetëve të VV që ët reflektojnë duke votuar PËR, për shkak se sipas tij kjo nismë është kërkesë e qytetarëve meqë sipas Jasharit ka rritje enorme të çmimeve të produkteve bazë.

Thirrje që Trusti të votohet kanë bërë edhe partitë opozitare duke thënë se Qeveria ka bllokuar 700 milionë euro në llogarinë e Qeverisë duke mos ndihmuar kështu qytetarët dhe bizneset që janë prekur nga kriza ekonomike.

Berisha i PDK-së: Trustin s’po e pengon Muja, ai është eksponenti më i dobët dhe më i shëmtuar i Qeverisë Kurti

Trusti në Kuvend nga nënshkrimet e qytetarëve, Balje optimiste: Nesër do të kalojë