Sporti

Milot Rashica titullar për Galatasaray edhe në Kupën e Turqisë

01/17/2023 17:34
nga:Mergim Rreci

Galatasray e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Kupën e Turqisë.

Milot Rashica do të luajë nga minuta e parë në takimin ndaj Alanyaspor, shkruan GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi kosovar po kalon në një formë shumë të mirë në Turqi, duke fituar besimin e trajnerit Okan Buruk.

Formacioni zyrtar: Okan, Dubois, Nelsson, Emin Bayram, Emre Taşdemir, Midtsjö, Berkan, Mertens, Rashica, Yunus Akgün, Gomis

Ky takim fillon në ora 19:00.

/GazetaBlic Sport/