Lajme

Aksident në Prizren, lëndohen disa persona

01/17/2023 09:04
nga:Y I

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tranzit në Prizren.

Si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit.

“Rreth orës 08:19 jemi informuar për një aksident në rrugën Tranzit në Prizren. Janë përshi dy automjete, ka persona të lënduar por nuk dihet saktë sa janë lënduar”, tha Bytyqi .