Sporti

Arsenal me plane të reja për mesfushën, synon mesfushorin anglez, Declan Rice

01/16/2023 20:50
nga:E K

Declan Rice është një nga mesfushorët më të kërkuar në Premierligë.

Tash e një vit emri i tij lidhet me gjigantët anglezë si Manchester United, City, Liverpool, Chelsea dhe së fundmi edhe Arsenal, shkruan GazetaBlic Sport.

“Topçinjtë” synojnë përforcime në mesfushë, dhe lojtari i West Ham shihet të jetë adekuati për ekipin e drejtuar nga Arteta.

Rice ka kontratë deri në vitin 2024, kurse Gunners do të duhet të ofrojnë mbi 80 milionë për të siguruar shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport/