Lajme

Putin dhe Erdogan diskutuan për Ukrainën në bisedën e fundit telefonike

01/16/2023 16:00
nga:N M

Kremlini tha se Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan e kanë zhvilluar një telefonatë ku diskutuan për Ukrainën.

“Shkëmbimi i pikëpamjeve për situatën rreth Ukrainës vazhdoi”, tha Kremlini.

Tutje, thuhet se u diskutua çështja e shkëmbimit të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës pas bisedimeve të komisionerëve të të drejtave të njeriut nga të dyja vendet në Turqi javën e kaluar.

Po ashtu, u diskutuan edhe eksportet e grurit, mënyrat për të zhbllokuar plehrat ruse dhe energjia.

“Ndër prioritetet është bashkëpunimi në sektorin e energjisë, duke përfshirë furnizimin me gaz natyror rus dhe krijimin e një qendre rajonale të gazit në Turqi”, tha Kremlini.

Deputetja Statovci: Qëndrimin për Trustin e marrim bazuar në argumentet e BQK-së dhe Fondit Pensional