Lajme

PDK-ja sot e ka zgjedhur kryetarin e të rinjve në Prishtinë

01/15/2023 19:18
nga:G B

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se Trim Syla është zgjedhur kryetar i Degës së të Rinjve në Prishtinë të këtij subjekti politik.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se sot patën një kuvend madhështor të të rinjve.

“Prezenca e tyre e madhe dëshmoi se platforma e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i dhënë rinisë zë, hapësirë dhe përgjegjësi në vendimmarrje ka nxitur vullnetin dhe aktivizimin e tyre. Në një garë fer dhe demokratike, delegatët e Rinisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet zgjodhën kryetar në këtë mandat, aktivistin shumëvjeçar, Trim Sylën”.

“PDK do të vazhdojë të jetë adresa kryesore politike në vend e cila do t’i ofrojë gjithmonë rinisë rolin kryesor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin. Urime Trim, të priftë e mbara!”, ka thënë Krasniqi.