Lajme

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari që theri me thikë 45-vjeçarin në Breg të Diellit

01/14/2023 19:50
nga:Astrit Gashi

I dyshuari për therjen me thikë të 45-vjeçarit në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi ai është vetdorëzuar para pak minutash.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se sulmi dyshohet se ka ardhë pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

“Sot rreth orës 17 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash ësthë vetëdorzuar në polici”, ka thënë Ahmeti.