Sporti

Ibrahimoviqi kosovar shënoi golin e parë me Bayernin

01/13/2023 21:36
nga:E K

Arijon Ibrahimoviq e ka shënuar golin e parë me skuadrën e Bayern Munchen.

Ibrahimoviq realizoi në miqësoren ndaj Salzburgut, që u mbyll me rezultat 4-4, transmeton Klankosova.tv.

Ai e realizoi golin e dytë për Bayernin, në minutën e 69’, me një goditje fantastike.

Arijoni gjatë kohëve të fundit e ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me klubin gjerman.