Sporti

Aksion model, Sokol Cikalleshi gjen golin e radhës në Arabi

01/13/2023 18:37
nga:E K

Sokol Cikalleshi ka realizuar golin e dytë në kampionatin e Arabisë Saudite. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, u huazua në verë nga Konyaspori te Al Khaleej.

32-vjeçari nga Kavaja zhbllokoi sfidën Al Khaleej – Al Wehda në minutën e nëntë, duke kaluar përkohësisht skuadrën e tij në avantazh.

Cikalleshi finalizoi me sukses një dalje të shpejtë të Al Khaleej. Ai mori një asist nga Poko dhe mposhti portierin kundërshtar me një diagonale të saktë.