Lajme

Rama bisedë telefonike me Zelenskyn, Shqipëria premton ndihmë ushtarake

01/13/2023 15:02
nga:Astrit Gashi

Pas lajmit se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Kiev, pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shteteve, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Dy liderët diskutuan edhe për ndihmat ushqimore dhe humanitare që Shqipëria pritet të dërgojë në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka konfirmuar se për pak ditë do të dërgohen disa ambulanca dhe ndihma ushtarake.

Kujtojmë që Ukraina mbush gati një vit që është në luftë ndaj agresionit rus, ku padyshimet dëmet në njërëz dhe në ifrastrukturë janë të mëdha.