Sporti

Xavi: Duam ta mposhtim Real Madridin në finalen e Superkupës

01/13/2023 08:14
nga:Mergim Rreci

Xavi Hernandez ishte krenar për kalimin në finalen e Superkupës së Spanjës.

“Kemi kaluar në disa faza në këtë ndeshje ndaj Betis. Pjesa e parë ishte e jona, por ndodhi e njëjta gjë si në ndeshjet e tjera dhe gjërat ndryshuan në pjesën e dytë. Më pas, Ter Stegen bëri diferencën me dy penallti të pritur. Tani duam të fitojmë finalen ndaj Real Madrid”, tha trajneri duke folur për Movistar+, përcjell GazetaBlic Sport.

Në finalen e kompeticionit, që zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, Barcelona do të përballet këtë të dielë me Real Madridin.

“Unë gjithmonë dua të përballem dhe të mund më të mirët, dhe Real Madridi është një nga më të mirët, por kjo nuk është ajo që do të ndryshojë sezonin tonë”, theksoi ai.

/GazetaBlic Sport/