Lajme

Basha: Po përforcohemi si shtet, për të mos u varur nga KFOR-i për transport si në rastin Pantiq, duhet të blejmë një helikopter

01/13/2023 01:00
nga:Astrit Gashi

Ish polici serb, Dejan Pantiq, pasi iu caktua masa e paraburgimit, nuk është dërguar në qendër të paraburgimit, duke mbetur i ngujuar bashkë me zyrtarët policorë në Jarinjë.

Se a ka dështuar shteti në këtë rast, në T7, ka folur deputeti i VV-së, Dimal Basha,i cili tha se fokusi duhet të jetë që të blihet një helikopter, që në raste të tilla “të mos varet nga KFOR-i”.

“Ne si shtet, s’po them që jemi mirë, por po përforcohemi… Fokusi duhet të jetë që të kemi një helikopter, që në këso raste të mos varemi nga KFOR-i. E kish bart Policia e Kosovës”, tha ai.