Sporti

Befason Potter, Felix titullar pas vetëm një seance stërvitore

01/12/2023 20:19
nga:Lorik J

Talentit portugez, João Félix, iu nevojit vetëm një seancë stërvitje për të bindur trajnerin Graham Potter për të luajtur titullar përballë Fulhamit, në ndeshjen e prapambetur të javës së shtatë të Premier League-s.

Një ditë pas mbërritjes në Londër, i huazuar nga Atlético e Madridit, Félix do të luajë pas gjermanit Kai Havertz.

Ndeshja luhet nga ora 21:00.