Tetë minuta e pengojnë Pierre-Emerick Aubameyang të përforcojë skuadrën e Atletico Madrid.
Është folur shumë në orët e fundit për mundësinë që sulmuesi nga Gabonit të shkojë te colchoneros, i cili huazoi Joao Falix te Chelsea, por kjo hipotezë hidhet poshtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Aubameyang u largua nga Barcelona në merkaton e verës për të nënshkruar me Chelsean, por, para se të shkonte te blutë, ku ka luajtur tashmë 15 ndeshje, ai mori pjesë në një takim me Blaugranët. Tetë minuta ishte koha kur futbollisti 33-vjeçar ishte në fushë, kundër Rayo Vallecanos, në turin e hapjes së La Liga-s dhe kjo e pengon atë të përfaqësojë një tjetër klub këtë sezon.
Rregulloret e FIFA-s janë të qarta dhe lejojnë vetëm një lojtar të përfaqësojë dy klube në të njëjtin sezon sportiv.
Aubameyang nuk mund të përforcojë Atletico Madridin, por edhe kështu, ka një shans për t’u rikthyer në Spanjë, pasi ai është shoqëruar me një rikthim në Barcelonë.
/GazetaBlic Sport/


