Lajme

Kurti në Austri do të pritet me ceremoni nga kancelari Nehammer

01/12/2023 11:14
nga:Astrit Gashi

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Austri.

Në orën 12:00, me ceremoni zyrtare, Kryeministri Kurti do të mirëpritet nga Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, për një takim bilateral.

Siç njofton ZKM, pas takimit bilateral planifikohet të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë qëndrimit njëditor në Vjenë, Kurti po ashtu do të marrë pjesë në diskutimin me temë “Ballkani Perëndimor: pjesë qendrore e paqes së qëndrueshme në Evropë”, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.